Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës.
Burime zyrtare të policisë në Durrës, thanë se si pasojë e shpërthimit janë plagosur 2 persona, 25 dhe 41 vjec, punonjës pranë pikës së shitjes së gazit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.
Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.