Prokuroria e Vlorës përsëri kërkoi 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, ( ish kryetar i Bashkisë Vlorë) me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.
Tashmë lexuesi i lajmeve është mësuar që “thirrja për burg” ndaj Gjikës të bëhet në mënyrë të përsëritur.
Në vitin 2015, ish kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u arrestua nga policia, bashkë me Doriana Sulaj, me funksion Drejtoreshë e Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë bashki si dhe ndërtuesin, Artur Haxhi.
Sipas akuzave që pretendon prokuroria, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj, si drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumente me përmbajtje të falsifikuara, ku këto dokumente të falsifikuara janë përdorur nga biznesmeni ia arrestuar Haxhi. Bëhet fjalë për leje ndërtimi dhe vendime të tjera nga ky institucion.
Njoftimi i prokurorisë:
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi:
Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal.
Veritas.com.al/