Ministri i Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se, është arritur një marrëveshje me autoritet spanjolle.
Ai e ka cilësuar këtë nënshkrim një shenjë të bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve.
“Marrëveshja ka të bëjë me eliminim e pengesave ligjore në fushën penale”, tha Manja.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të bëhet ekstradimi i shtetasve nga të dyja palët.
“është një instrument shtesë në marrëdhëniet tona”, shtoi ministri.
Ai theksoi se asnjë shtetas shqiptar që kryen krime nuk do të gjejë strehim në Spanjë dhe anasjelltas.
I pyetur nëse ka ndonjë shifër për ekstradimet që do të kryhen, ministri tha se është ende herët.