Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë pasi të prekin tokën shqiptare.
Atyre do tu jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.
Qendra, e pajisur me çadra dhe kontenierë të ndihmës së parë ka një kapacitet prej 400 personash.
Më pas, ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.
Qytetarët afganë do të qëndrojnë për pak javë për t’u zhvendosur më pas në disa struktura hoteliere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionit final.