Prej 2 vitesh tashmë pandemia e Covid-19 ka prekur të gjithë botën ku herë pas here variantet e ndryshme të tij, shkaktojnë rritje të infektimeve dhe përkeqësim të situatës, duke mos dhënë një përgjigje të saktë se kur mund të ketë një përfundim të pandemisë.
Dr.shk.Ilir Alimehmeti gjatë një interviste në emisonin ‘Rreze Dielli’ bëri një analizë të përgjithshme të situatës, por i pyetur nëse do të ketë më normalitet sic kemi pasur para pandemisë u shpreh se në fakt përfundimet e këtyre rasteve nuk janë shëndetësore por më shumë politike:
“Unë e mendoj që po të dalësh jashtë dhe të bësh ca filmime dhe ti krahasosh me 2018 nuk ka shumë ndryshim. Por keni parasysh dicka si njohuritë vijnë në kohë të ndryshme, ne na duhet x kohë për të bërë studimet tonat, ka dhe një kohë të caktuar burokatike për shtetet që kanë nevojë për të marr vendimet përkatëse. Pra nisja e një pandemie është gjithmonë mjekësore , shëndetësore por përfundimi është socio-politik, nuk është kurrë shëndetësorë”.
Megjithatë ai është shpresdhënës se në pranverë mund të dalim nga faza akute në të cilën ndodhet vendi momentalisht për shkak të Omicron, ku ka pasur një rritje të ndjeshme të të infektuarëve dhe ku ende pritet një rritje e rasteve.
“Dashtë zoti në pranverë dalim nga faza akute e pandemisë që t’i kthejmë mbrapsht disa prej këtyre borxheve familjes” u shpreh ai.