Një ndër këta edhe Wolfgang Lucht, i cili është drejtuesi i Departamentit të Kërkimit në Universitetin e Berlinit dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qeverisë gjermane.
Me anë të një postimi në median sociale Twitter, ai shkruan se ambasadori i Shqipërisë ka dhënë deklaratën më të qartë, më të palëkundur dhe më të vendosur nga të gjitha të tjerat.
Por, çfarë deklaroi ambasadori i Shqipërisë në OKB?
Hoxha e nisi fjalimin e tij më një paraqitje të situatës në Ukrainë, ku në momentin që ambasadorët po diskutonin ajo po bombardohej.
“Ukraina po bombardohet nga një vend më i fuqishëm, fqinji i tij, që ka vendosur se dëshiron të kthejë mbrapsht orën historike, anëtar i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit, të cilit bota i ka dhënë fuqinë dhe besimin për të vendosur për paqen dhe sigurinë”, tha ambasadori shqiptar duke mos e kursyer Rusinë.
Sipas tij, kjo e fundit me agresionin e saj të paprovokuar, jo vetëm që po shkakton dhimbje të patregueshme, por po shkakton një situatë të paprecedentë humanitare.
Hoxha ravijëzoi se Rusia ka njollosur Kartën e OKB-së me gjak të pafajshëm, po varros nën rrënojat e shkatërrimit në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.
Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që të thonë JO, ta ndalin këtë çmenduri.