(FOTO: Pjesë e fasadës e selisë së Bankës Botërore)/

Banka Botërore sot ka publikuar raportin e  përvitshëm, ku ka një analizë edhe për Shqipërinë dhe vendet e rajonit tonë për vitin që kaloi. Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë vuan nga deficiti tregtar ( që do të thotë se më shumë importon se sa eksporton mallra). Gjithashtu Shqipëria- sipas BB-rrezikohet nga borxhi i lartë publik.

Krahas me vendin tonë janë përmendur edhe Gjeorgjia dhe Kirgistani për nivelin e lartë të deficitit tregtar.

Ndërsa për rrezikshmërinë e borxhit publik, Banka Botërore na rëndit në rrezikshmërinë që ka Ukraina, Bjellorusia dhe Mali i Zi

Raporti i lëshuar nga Banka Botërore titullohet “The Global Economic Prospect 2017”.

/Vrtitas.com.al/