Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund të bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se do hapen kapituj të tjerë me BE dhe shtoi se negociatat do të përfundojnë në vitin 2027.

“Fjalët mbrapsht i dashur se nuk mund t’i thuash një populli të tërë injorant, ndërkohë që Shqipërinë në BE mund ta fus vetëm unë dhe PS, pa diskutim fare. Vetëm ne e fusim Shqipërinë në BE, askush tjetër, parafytyroni vetëm për një sekondë bufin e kënetës që ju shfaqet në Bruksel edhe ju thotë dua të fus Shqipërinë në BE. Vetëm për një sekondë parafytyroheni.

Ndërkohë që na fut apo s’na fut ne BE, pse duhet ta thuash ti apo ta them unë, e thotë BE vetë atë. Shumë hapur, shumë qartë dhe e thonë të gjithë dokumentat që ne kemi marrë në tavolinë çdo ditë me BE. Dhe e thotë dhe fakti që ndryshe nga çfarë për shembull të është thënë ty nga këneta me shumë bujë, së shpejti ne do të vazhdojmë të hapim kapituj të tjerë të negociatave me BE. Nuk ka bërë vaki në historinë e integrimit që një vend të negociojë me këtë shpejtësi dhe kjo shpejtësi diktohet nga BE, jo nga ne. Ne kemi qenë gati dhe më përpara se të hapeshin negociatat por s’kanë qenë gati ata. Sot ne po negociojmë me shpejtësi. Mali i Zi meqë ju thua injorant shqiptarëve, mësoje, Mali i Zi ka që në 2012 që negocion për të hyrë në BE, para sesa ne të vinim në qeveri dhe sot ne e kemi arritur dhe jemi krahë më krahë me Malin e Zi, ndërkohë që ne kemi që vjet që negociojmë por ama ishim të përgatitur shumë fort. Kur ata na thoshin po, jo, po, jo, ne përgatiteshim dhe kur i hapëm negociatat ishim shumë më përpara sesa çdo ishim nëse negociatat do të ishin hapur më përpara. Nuk e kemi humbur kohën.

Pse ne kemi kuadër negociatash sipas BE jo sipas nesh, por sipas BE, duhet të mbyllet brenda 2027-ës dhe kemi  rënë dakord ta mbyllim brenda 2027, tre vjet. Tre vjet nuk ka ndodhur asnjëherë me asnjë vend sepse sot BE do që të na marrë brenda në këtë moment, ka hapur derën. Dhe kemi ne tani luksin që të merremi me këto “terli verli” tonat këtu siç po merrem unë me ty e ti me mua, ndërkohë që dera është hapur dhe është një mundësi historikë për të gjithë se nuk do integrohet qeveria ime në BE, nuk do integrohet PS në BE, nuk do integrohet gjysma e kësaj bisede, nuk do integrohem unë dhe ti të mbetesh jashtë, do integrohemi të dy bashkë. “, theksoi ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *