
Rama: Turistë jo anglisht frëngjisht folës, por shqipfolës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, ‘shqipe’ që mblidhen për të shijuar Shqipërinë që ndalojnë në pika turistike dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë edhe plehrat nga makinat e tyre. Jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, që thyejnë karriget në stadium.
Ndërkohë trajtimi i mbetjeve është një problem i madh. Qeveria nuk mund të pastrojë Vlorën me gjithë dëshirën duhet ta bëjë bashkia. Por qeveria do angozhet për të bërë trajtimin e mbetjeve në nivel kombëtar, ashtu sikundër kemi folur edhe furnizimin me ujë
Tjetër element që duhet parë është zhurma, muzika, tallavaja e ‘beach bareve të vendosura jo për të shërbyer por për të stresuar gjithë dynjanë. Zona të tëra duhet të vuajnë ngritjen e muzikës në kupë të qiellit. Do e ndalojmë muzikën, nuk do ketë muzikë në beach bare dhe madje do bëjmë një ridimensionim të numrit të beach bareve. Se u habitëm fare. Hap e beach bar, dhe nga njëri te tjetri është si kalosh historinë e rock and roll.
Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit, dhe në orët e plazhit duhet të jenë pë rata që shkojnë te beach bari jo edhe pë rata që kalojë te bypass të Fierit. Kush do muzikë deri në 5 të mëngjesit, duhet ta ofrojë dhe ta marrë në territore në zona ku nuk është i gjithë qyteti dhe gjitha bashkia që duhet të dëgjojë jehonën.
Në Dhërmi erdhën për herë të parë një grup turistësh japonezë që u larguan të nesërmen të terrorizuar nga muzika, edhe pse kishin prenotuar 10 ditë.
Komente