Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi planet për tarifa gjithëpërfshirëse reciproke të mërkurën, duke thënë se “vendi është plaçkitur dhe vjedhur” nga kombet e tjera.

Por, nga 180 vende, përfshirë aleatët e SHBA-së, që tani po goditen me tarifa hakmarrëse, Rusia nuk është në listë.

Pas njoftimit të vendimit të Trump, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Rusia “nuk është në këtë listë, sepse sanksionet nga lufta në Ukrainë tashmë e kanë dërguar tregtinë midis dy vendeve në zero.”

Bëhet e ditur se Ukraina do të përballet me një tarifë prej 10%.

Bjellorusia, Kuba dhe Koreja e Veriut, vende të tjera që përballen me sanksione amerikane, gjithashtu nuk u goditën me tarifa reciproke, shkruajnë mediat e huaja. 

Duke filluar nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, SHBA-ja ka vendosur një gamë të gjerë sanksionesh kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, ndërhyrjes në zgjedhjet e huaja, sulmeve kibernetike dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *