Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, James Mattis ka thënë se Amerika akoma shpreson të zgjidhë krizën me Korenë e Veriut duke përdorur diplomacinë.
Pas disa ditësh retorike të zjarrtë mes shteteve të bashkuara dhe Koresë së Veriut, zoti Mattis tha se lufta mund të jetë ‘katastrofike” dhe se diplomacia po shënon rezultate.
Pheniani, të Ënjtën deklaroi se po finalizonte për të hedhur katër raketa afër bazës ushtarake ajrore amerikane në Guam.
Më parë, presidenti Donald Trump tha se Koreja e Veriut mund të jetë “shumë shumë nervoze” në qoftë se vepron kundër Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se regjimi korean- verior mund të vihet në turbulenca të tilla që “vetëm pak kush mund të ketë qenë ndonjë herë”, në qoftë se nuk do të “punojmë së bashku”.
Tensionet janë përshkallëzuar me shpejtësi pasi Koreja e Veriut bëri provat e dy raketave ndërkontinentale balistike në Korrik.
Megjithatë mund të thuhet se nuk ka indikacione për ndonjë sulm eminent në ishullin e Pacifikut, Guam.
Veritas.com.al/