Shtetet e Bashkuara ka imponuar sanksione mbi shtatë oligarkë rus dhe 17 zyrtarë të lartë të qeverisë, me akuzën ndaj tyre të “aktiviteteve malin në gjithë globin”.

Dymbëdhjetë kompani në pronësi të oligarkëve, eskportues të armëve shtetërore dhe banka janë vënë gjithahstu nën sanksione.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha se ndëshkimet synojnë përfitimet nga “sistemi korruptiv” Rus.

Lëvizja është një përgjigje ndaj asaj që është dyshuar si ndërhyrje e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016, tha ai.

Saksionet do të imponohen gjithashtumbi aksionet e përfituara nga Kremlini në Krime, në Ukrainën lindore  dhe Siri, tha zoti Mnuchin ditën e Premte.

Ai akuzoi qeverinë ruse për aktivitetet keqdashëse digitale dhe tha se sanksionet mund të synojnë “ata që përfitojnë nga regjimi i Putin”.

“Qeveria ruse operon për përfitime disproporcionale të oligarkëve”, shtoi ai.

Veritas.com.al/