Sëmundja misterioze nga e cila po vuajnë diplomatët e Shteteve të Bashkuara në Guangzhou është e ngjashme me incidentin e mëparshëm që shkaktoi evakuimin e 24 personave nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Havana.

Një alarm shëndetësor i Shteteve të Bashkuara i emetuar për Kinën mbi sëmundjet misterioze ka ngjallur frikën e armëve zanore të përfolura që fillimisht dolën në sipërfaqe pas frikës që përfshiu diplomatët amerikan dhe familjet e tyre në Kubë vite të kaluara.

Stafi që ra i sëmurë pasi dëgjoi zëra të çuditshëm janë në ekzaminim nga doktorët në konsullatën e qytetit Guangzhou të Kinës jugore, me disa diplomatë të evakuuar në Shtetet e Bashkuara, ku të paktën një prej tyre ndodhet me trauma në tru.

Veritas.com.al/