Zëvendës-ambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.
Ai u shpreh se “ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen”.
“… jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.
Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme.
Mos u stepni.
Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.”, ka thënë Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania.
VERITAS.COM.AL/