Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB se Amerika mund ta shkatërrojë Korenë e Veriut nëse detyrohet të mbrojë veten ose aleatët e saj.

Në fjalimin e tij debatues, ai përqeshi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke e quajtur “Njeriu Raketë nodhet në misionin e tij vetvrasës”.

Koreja e Veriut ka testuar bomba bërthamore dhe raketa të ndaluara nga Kombet e Bashkuara.

Pak para se zoti Trump të fliste, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje përmes një deklarate, duke thënë: “Ne nuk duhet të ecim të përgjumur në rrugën drejt luftës”.

Lideri amerikan, gjithashtu sulmoi Iranin, duke thnë se është një “diktaturë e korruptuar”, që ka ndërmend të destabilizojë Lindjen e  Mesme”.

Ai i bëri thirrje qeverisë së Teheranit të ndërpresë mbështetjen ndaj terrorizmit dhe kritikoi marrëveshjen ndërkombëtare të periudhës Obama mbi programin bërthamor të Iranit, të cilin e konsideroi një ngatërresë dhe bezdi.

Veritas.com.al/