Zyrtaret e SHBA janë në gatishmëri te larte për shenja të lëshimit të mundshëm raketash nga Koreja e Veriut ne ditët e ardhshme që zyrtarët e kanë cilësuar si një “dhuratë Krishtlindjesh”.

Një lëshim i konsiderueshëm ose një test bërthamor do të ngrinte fundin e moratoriumit të vetë-imponuar të Koresë së Veriut mbi lëshimet dhe testet e raketave. Do të ishte gjithashtu një goditje e madhe për një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Presidentit Trump për ta rikthyer Korenë e Veriut në tryezën e bisedimeve për të eliminuar armët e saj bërthamore.

Në mes të tensionit të shtuar, John Bolton, ish këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare, në një intervistë me Axios, kritikoi bosin e tij të vjetër për “politikën retorike” të gabuar të administratës ndaj Koresë së Veriut, së bashku me dështimin e saj për të ushtruar “presion maksimal” gjatë puntatave te bisedimeve te larta bërthamore.

Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut bëri atë që zyrtarët e SH.B.A.-së thonë se ishte një test motori. Ekspertët besojnë se mund të ketë përfshirë një motor për një raketë me rreze të gjatë. Ajo ka paralajmëruar për një “dhuratë të mundshme Krishtlindjesh”, duke thënë se administrata Trump po e ezauronte kohën mbi negociatat bërthamore.

VERITAS.COM.AL/