Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një video, me një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, që kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut.
SHBA shkruan se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, për shkak se nuk justifikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit.
Ndër të tjera, SHBA paralajmëron se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.
“Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.
Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, shprehet ambasada e SHBA, ndërsa më poshtë po sjellim materialin e përgatitur.
Veritas.com.al/
https://youtu.be/1BrZM7_xjeQ