Administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, Arjan Baçi, ka dalë në një konferencë për mediat, për Impiantin e Mbetjeve të Tiranës
Ai është shprehur se tanimë administrator i Inceneratorit do të jetë ai, duke shtuar se puna po vazhdon normalisht.
Baçi tha se një nga problematikat e hasura është se disa prej bashkive të qarkut të Tiranës, përfshirë edhe Tiranën janë debitorë, ndërsa sa i përket çmimit, ai do të mbetet e pandryshuar.
“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj kompania, të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, administrator jam zgjedhur un.
Po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjithë kontratat. Një problematike që pamë, është që bashkitë e qarkut janë akoma debitorë. Po bëhet muaji i 3 që nuk kanë shlyer detyrimet.
Kemi filluar duke i dërguar shkresat, për ti vënë para përgjegjësisë.
Çmimi do të mbetet i njëjtë. Bashkia e Tiranës është prej bashkive që është debitore, po ashtu edhe e Vorës dhe disa të tjera” tha Baçi.