Gjatë një konference live me gazetarët, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se është ulur mosha mesatare e të prekurve me COVID-19.

 Ajo ka bërë edhe një apel për qytetarët duke thënë se në rast agravimi të sëmundjes duhet të shkojnë në spitale. Ndërsa për trajtimin në banese sipas Manastirliu, trajtimi bëhet me protokolle dhe po merren masa në standartizimin e recetës.

Kështu sipas ministres së Shëndetësisë, do të shihet baza e protokollit dhe kjo i vlen shumë kujdesit për qytetarët.

“Javët e para të vitit, duke qenë se kemi një incidencë e shtuar, ka të bëjë me shumë me 25-34 vjeç, ka pasur një rritje. Mosha mesatare e rasteve është 48.7 vjeç, këto fakte na bëjnë që të rrisim vigjilencën ndaj masave që kemi dhe të mos i neglizhojmë, duke filluar që nga vendosja e maskës, ku është parë që është neglizhuar dhe që duhet shoqëruar me distancimin dhe higjienën dhe protokollet. Sa i përket vaksinimit, po vijojmë procesin të mjekëve ne vijën e parë, do të vijojmë me vaksinimin e dozave të dyta”, tha Manastirliu.

VERITAS.COM.AL