(FOTO: François Fillon)

Shtypi i huaj përqendrohet në aspektin e “rreptë” dhe “konservator” të François Fillon një ditë pas fitores në zgjedhjet e të djathtës dhe qendrës së djathtë. “Njeri i rreptë me pamje klasike” e quan La Tribune de Genève, ndërsa bëhet fjalë për një “triumf prej outsider”-i për të përditëshmen italiane Corriere della Sera.

“Megjithë mungesën e karizmës”, për agjencinë Associated Press, përfaqësuesi i të djathtës mund të ndërmarrë “një revolucion konservator dhe liberal”. Nga ana e tij, kanali televiziv amerikan CNN është i bindur se kemi të bëjmë me një “Theçer à la française”.

/Veritas.com.al/