Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistes, Margarita Xhepa.

“Lamtumirë Yll”, shprehet kryeministri nëpërmjet një postimi në Facebook, bashkëngjitur të së cilës ka vendosur edhe fotografi ndër vite të aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa.

Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare. më 2 prill. Ditën e djeshme aktorja festoi ditëlindjen. Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. Ikona e kinematografisë shqiptare numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

Ndërkohë ditën e nesërme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahen imazhet për Margarita Xhepën.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *