William Cummings, USA TODAY

WASHINGTON – Një sondazh i fundit i Gallup ka disa lajme inkurajuese për Presidentin Donald Trump ndërsa nxehet beteja e tij për rizgjedhje: më shumë se gjashtë në 10 amerikanë thonë se janë më mirë se sa ishin tre vjet më parë kur ai mori detyrën, dhe për të njëjtin numër i japin kredite atij për përmirësimin.

Asnjë president aktual në tre dekadat e fundit nuk ka shijuar një përqindje kaq të lartë të njerëzve që ndjehen më mirë për situatat e tyre. Në vitin 2012, kur ish Presidenti Barack Obama ishte në Shtëpinë e Bardhë, 45% e Amerikanëve i thane Gallup se ata ishin më mirë se sa tre vjet më parë. Në 2004, 1996 dhe 1992 numri ishte 50%.

Në sondazh, 61% thanë se ishin më mirë, 36% thanë që nuk ishin dhe 3% thanë se ishin pothuajse njësoj.

Dhe një shumicë e madhe e amerikanëve (62%) thanë se Trump duhet të marri meritat për përmirësimin e ekonomisë. Tridhjetë e shtatë për qind thanë se ai ka meritën “më të madhe” dhe 25% thanë se meriton një “pjesë të drejtë”. Nëntëmbëdhjetë për qind thanë që ai nuk duhet të marrë shumë merita dhe 18% thanë se nuk e meritonte aspak.

Por 51% gjithashtu menduan se Obama meritonte të paktën një sasi të drejtë meritash për ekonominë aktuale, ndërsa 25% thanë që ai nuk meriton shumë dhe 23% thanë se ai nuk duhet të marrë asnjë meritë.

Njëzet e nëntë për qind e amerikanëve thanë se ekonomia ishte çështja më e rëndësishme për ta kur votojnë për presidentin, që ishte më shumë se ata që thanë kujdesi shëndetësor (26%), imigrimi (14%), politike e armëve (13%), arsimi ( 10%) dhe terrorizmi (5%).

Në janar, Gallup e gjeti Trumpin me shkallën e tij më të lartë të vlerësimit të punës (49%) që nga marrja e detyrës. Gjashtëdhjetë e tre për qind e amerikanëve në atë anketë thanë se ata miratonin trajtimin e ekonomisë nga Trump, vlerësimi më i lartë për çdo president që nga vlerësimet e miratimit të Presidentit George W.Bush qe u rrit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Veritas.com.al/