Nga: SUE SURKES
Afërsisht gjysma e qytetarëve nuk janë në gjendje që të dinë emrin e një ghetto të vetme ose të një kampi përqendrimi, dhe 4 në 10 vetë nuk dinë saktë çfarë ishte Auschëitz.
Shumica e Amerikanëve (58 për qind) besojnë se Holokausti mund të ndodhë përsëri dhe gjysma e tyre mendojnë se kjo do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara- sipas një studimi të shpërndarë në Ditëne Kujtesës së Holokaustit.
Pikërisht dy të tretat, (68%) mendojnë se anti-Semitizmi është prezent në shtetet e Bashkuara, gjysma besojnë se ka shumë neo- Nazistë në vend, dhe shumica e popullsisë mësojnë se është e rëndësishme të vazhdojmë mësimet rreth Holokaustit dhe se se kjo duhet të jetë i detyrueshëm në shkolla.
Studimi, i kryesuar nga Konferenca mbi Kërkesat Materiale të Hebrenjve kundër Gjermanisë, ka zbuluar një injorancë të konsiderueshme rreth Luftës së Dytë botërore dhe gjenocidit kundër hebrenjve.
(Vijon…)
Veritas.com.al/