Një studim i sapo shpërndarë tregon se policia Franceze, e njohur si Xhandarmëri, mbështet kandidaten kundër emigracionit masiv Marine Le Pen mbi rivalët e saj në garën presidenciale Franceze.

Raporti, që është nxjerrë nga ‘Ifop polling firm’, dëshmon se shumica (51 për qind) e Xhandarmërisë mbështet liderin e Frontit Nacional e cila gjatë fushatës së saj premtoi rivendosjen e rregullit në Francë. Vota e xhandarmërisë në favor të Le Pen është e dyfishtë në krahasim me votën e qytetarëve të zakonshëm Francez, sipas sondazheve më të fundit që e shikojnë Le Pen me 21 deri 23 për qind sipas raportimeve nga raporti i ‘L’Opinion’.

/Veritas.com.al/

Le Pen