Dita e enjte e 14 prillit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Përgjithësisht moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 23°C, në zona e ulëta   7 deri 26°C dhe në zona bregdetare 9 deri 25° C.