Foto: Alkooli i shpërndarë legalisht është shumë i shtrenjtë për miliona rusë.

Nga: Astrid Stawiarz/

117 njerëz janë intoksikuar pasi kanë pirë vaj për banja që përmban alkool, këto produkte shtëpiake janë më të lira se alkooli

Bilanci i intoksikimit nga vaji i banjës i pirë nga rusët në Irkutsk, në Siberi, është rënduar sot, e enjte 22 dhjetor, në 71 të vdekur, ka njoftuar një zyrtar lokal në varësi të ministrisë së shëndetësisë. Në total, 117 njerëz u intoksikuan që nga fundjava, “ndër të cilët 71 gjetën vdekjen”, deklaroi zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ruse, Tatiana Lebedeva, e cituar nga agjencia Interfax. Sipas autoriteteve, vaji e tregon qartë në etiketë që nuk është i përshtatshëm për t’u konsumuar, sepse përmban metanol, një substancë toksike e përdorur shpesh si antigel, por që rezulton megjithatë nganjëherë “të konsumohet si alkool” për shkak të çmimit të lirë.

Çmimi i vodkës i shitur zyrtarisht në treg është bërë i ndaluar për miliona rusë të varfër, konkretisht në provincë ky nivel i jetesës është shumë i dobët. Sipas vlerësimeve të shumta, rreth 25 milion rusë kanë të ardhura të pamjaftueshme për të blerë alkool në tregun e ligjshëm. Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi qeverinë të shtrëngojë rregullat mbi substancat alkoolizuese që shiten për përdorime farmaceutike apo kozmetike, me qëllim “reduktimin e konsumimit të tyre” si pije alkoolike.

/Veritas.com.al/