Serbia vazhdon që të mbështetet tek Rusia për të ashtuquajturën luftë për Kosovën.
Zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin, është takuar në Moskë me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu.
Siç raportohet nga mediat serbe dhe ato ruse, Kosova ka qenë një ndër temat kryesore të bisedës së tyre. “Vulin e informoi sekretarin Shoigu për situatën aktuale në Kosovë, e cila është në prag të konfliktit, dhe theksoi se politika e të ashtuquajturit autoritetet në Prishtinë është të pastrojnë etnikisht provincën jugore serbe nga serbët”, njofton qeveria e Beogradit.
Zëvendëskryeministri serb falënderon Moskën për ftesën për të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të sigurisë së lartë të BRICS dhe vendeve partnere në Shën Petersburg të organizuar nga Këshilli i Sigurimit i Federatës Ruse. Sipas njoftimit të Beogradit zyrtar, në takim u diskutua për një gamë të gjerë temash me interes të përbashkët për Republikën e Serbisë dhe Federatën Ruse.
“Vulin shprehu mirënjohje për Federatën Ruse për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë”, lexohet mes tjerash në njoftim. (A2 Televizion)