-Kreu i opozitës Lulzim Basha është nisur drejt SHBA-së.
Ashtu siç paralajmëroi kohë më parë, lideri i PD-së do të qëndrojë prej 3 ditësh në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë të politikës amerikane dhe në veçanti me DASH-in.
Besohet se Basha do të diskutojë për çështjet e refuzimit të hapjes së negociateve të BEsë, zgjidhjen politike mes opozitës dhe mazhorancës si dhe Reformën Zgjedhore.
Kujtojmë që për pikën e fundit, SHBA-ja e ka kritikuar opozitën për t’u ulur në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore me qeverinë dhe opozitën parlamentare duke hedhur poshtë ‘Platformën e Opozitës së Bashkuar’. Këtë qëndrim e shprehu kreu i DASH-it për Europën Qendrore dhe Jugore David Kostenlaçik.( Newsbomb)
Veritas.com.al/