Nga: Giovanni Giacalone

Shpërthimi i luftës në Siri në 2011 ka çuar në pasoja të konsiderueshme në Ballkanin Perëndimor, si në lidhje me rritjen e radikalizmit islamik, ashtu edhe në lidhje me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në konflikt; në fakt është hera e parë në histori që një numër kaq i madh i luftëtarëve të huaj nga ballkani u mobilizohen për një konflikt “të largët”,eshte një sinjal tregues që nxjerr në pah fuqinë dhe rrezikun e propagandës islamiste dhe xhihadiste.

Por nëse në fazën e parë të konfliktit sirian fenomeni mund të përkufizohej si një “kërcënim në ikje” pasi pjesa më e madhe e radikalistëve ishin në tranzit nga zona e Ballkanit në territoret e luftës, tani problemi ështe kthyer mbrapsht pasi ekziston rreziku i kthimit te xhihadistëve (ata që mbijetuan) në vendet e tyre të origjinës.

Një problem të cilit i shtohet rreziku që lidhet me radikalizimin dhe veprimin e dhunshëm të subjekteve që nuk morën pjesë në luftë, por që sidoqoftë ishin radikalizuar në vendet e tyre nga ana e asaj makine propagandistike islamiste dhe xhihadiste, veçanërisht aktive në Ballkanin Perëndimor, deri në atë pikë sa që programet e de-radikalizmit të zbatuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk përfshijnë vetem xhihadistët e kthyer, por edhe subjektet e radikalizuara që nuk u nisen kurrë për në zonat e luftës.

Të dhënat mbi luftëtarët e huaj përtej- Adriatikut

Të dhënat aktuale që vijnë nga përtej-Adriatikut sigurisht që nuk janë te sakta me një vlerësim të përgjithshëm të luftëtarëve të huaj nisur nga Ballkani Perëndimor që shkon rreth 1200 elementë.Vendin e parë për kontributin e xhihadistëve e jep Kosova me nje total prej rreth 403 vullnetarë. Një numër shumë i lartë për një vend me vetëm pak nën një milion e 900 banorë, që e vendos atë ndër vendet e para në Evropë përsa i përket fluksit të xhihadistëve në teatrot e luftës.Jane pastaj kontributet nga Shqipëria (180-200 nga 2.873 milion banore), Bosnja (rreth 350 nga 3.507 milion banore) dhe Maqedonia (156 nga 2.074 milion banore).

Sipas informacioneve nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ekzistojnë disa aspekte të zakonshme që lidhen me problematikat e hetimit dhe ndërhyrjes në Vendet e lartpërmendura, duke përfshirë mungesën e burimeve njerëzore dhe ekonomike, komunikimin e dobët midis forcave nderkombetare dhe në disa raste edhe mungesën e përvojës në sektorin e hetimit mbi terrorizmin.

Departamenti i Shtetit vinte më pas ne dukje se si Shqipëria, megjithë mungesën e burimeve, keqfunksionimin gjyqësor dhe koordinimin e pamjaftueshëm midis agjencive, ja arriti megjithate të sigurojë rezultate të mira në luftën kundër terrorizmit, falë edhe një bashkëpunimi thelbësor me agjensitë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Më kritike ne te kundert eshte situata në Bosnje, me mangësi serioze hetimore dhe gjyqësore; një shembull, SIPA (Agjensia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes) kishte ne dispozicion vetëm 25 burra që punonin mbi hetimet e lidhura me terrorizmin, aq sa në vitin 2017 Ministria per Sigurinë kishte propozuar rritjen e numrit në 50 njësi, një masë që akoma nuk eshte kompletuar .Për më tepër, edhe në Bosnje ka një problem të bashkëpunimit të dobët midis agjencive dhe forcave të policisë, në këtë rast të gjitha përkeqësohen nga tensionet e vazhdueshme etnike.

Kërcënimet që peshojne mbi Ballkanin

Rreziqet që bien mbi Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të shumëfishta, duke filluar nga radikalizimi xhihadist që lëviz mbi dy kanale, një virtual, përmes përdorimit të uebit dhe tjetrit ndër-personal, me predikues dhe propagandues radikalë që përdorin qendrat islamike. (shpesh jashtë bashkësive zyrtare islamike) dhe vendeve të tjera të grumbullimit falë mbështetjes (financiare dhe doktrinore) të marrë nga aktorë të huaj të lidhur me selefizmin, vehhabizmin dhe Vëllazërinë Myslimane.

Zonat më të rrezikuara janë ato periferike të qyteteve të mëdha dhe zonave rurale ku kushtet socio-ekonomike janë më të vështira. Në fakt, predikuesit e urrejtjes janë mjeshtra për ti bëre leva ata të rinj ballkanas që kanë vështirësi të gjejnë punë dhe të ardhura. Për më tepër, nuk është sekret që radikalizmi dhe xhihadizmi depërtojnë aty ku institucionet janë të dobëta, tensionet ndëretnike janë të larta dhe kontekstet socio-ekonomike janë veçanërisht të vështira. Kjo u pa jo vetëm në Ballkan, por edhe në Kaukazin verior midis viteve 90 dhe 2000.

Për më tepër,nuk duhet  të nënvlerësohet propaganda radikale islamiste që synon diasporën Ballkanike në Evropë dhe Italia e di mirë këtë pasi në mars 2017 në Venecia u arrestuan katër kosovarë që projektonin një atentat në urën e Rialtos. Siç ilustroi ndihmës prokurori i Venecias Adelchi D’Ippolito: “Celula ishte e impenjuar në një aktivitet të vërtetë të vetë-trainimit me qëllim të përgatitjes për te kryer veprime kriminale dhe atentate, nga njëra anë përmes ushtrimeve fizike dhe nga ana tjetër duke ekzaminuar video të fondamentalistëve të ISIS-it që shpjegonin përdorimin e thikës ”.

Një tjetër rrezik thelbësor dhe i përmendur tashmë është ai që lidhet me xhihadistët e kthyer, një fenomen jashtëzakonisht i ndërlikuar që duhet të menaxhohet jo vetëm në bazë të kontekstit të referimit, por rast pas rasti. Në të vërtetë, individët që kthehen nga Siria ose Iraku mund të jenë të ekspozuar në nivele të ndryshme të përfshirjes në organizata të tilla si Isis dhe al-Kaeda; për shembull, gruaja e një xhihadisti që u kthye me familjen e saj mund të ketë luajtur një rol kryesisht pasiv në krahasim me një burrë të vendosur në një njësi xhihadiste të vijës së përparme. Pastaj ekziston gjithë problemi që lidhet me të miturit, disa prej të cilëve janë indoktrinuar dhe madje janë përdorur në ekzekutimin e të burgosurve, siç tregohet në disa video të propagandës së ISIS. Aktualisht ka më shumë se 500 të burgosur xhihadistë nga Ballkani, të mbyllur në burgjet kurde dhe ka të ngjarë të riatdhesohen shpejt.

Ekziston pastaj problemi që lidhet me infiltrimin ekonomik turk dhe atë të Katarit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnjë, një infiltrim që shkon krah për krah me atë ideologjik që lidhet me Vëllazërinë Myslimane, siç është ekspozuar tashmë nga InsideOver shtatorin e kaluar. Një indoktrinim i realizuar nga OJQ të ndryshme islamike që synojnë të mbizotërojnë islamizimin në Ballkan dhe të kundërshtojnë përparimin e aktorit tjetër radikal, Vehhabizmit, i pranishëm gjerësisht në Bosnjë.

Kësaj i shtohet edhe prania e Mek (Muxhahedinëve të Popullit të Iranit) në territorin shqiptar, me seli qendrore afër Durrësit. Organizata e lindur në vitin 1963 me objektivin për te luftuar regjimin e Shah-ut, në 1979 mori pjesë në revolucionin Khomeinist; por ideologjia e perhapur (një nderthurje e Marksizmit, feminizmit dhe Islamizmit) binte ndesh me atë të Ayatollaheve dhe u ndalua. Organizata më vonë u zhvendos në Irak nga ku zhvilloi fushatën anti-regjim kundër Teheranit.

E pa mbeshtetur nga shumë iranianë anti-Ayatollah,më parë Mek ishte futur në listen e zezë nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Sh.B.A dhe Kanadaja,por që më pas u “clirua” midis 2008 dhe 2012, mbase me shpresën për ta përdorur si çelsin anti-regjim (si opozita e vetme e organizuar iraniane). Sidoqoftë, prezenca e Mek në Shqipëri vetëm e përkeqëson më tej situatën delikate në Ballkan e lidhur me tensionet ndëretnike, radikalizimin dhe kthimin e foreign fighters-ave.

Veritas.com.al