(Hillary Clinton thotë se kjo është thellësish turbulluese)

Zyrtarët thonë se FBI thanë se FBI ishte këshilluar nga Departamenti i Drejtësisë që të FBI të mos informonte Kongresin mbi hetimin ndaj emaile-ve të përdorura nga Hillary Clinton, njofton BBC.

Departamenti i Drejtësisë është justifikuar se e fshehu skandalin në mënyrë të pandërgjegjshme, duke menduar se kështu do të shmangte ndikimin që do të kishte skandali në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Drejtori i FBI , James Comey ka vepruar në mënyrë të pavarur kur ka vendosur që të Premten të njoftonte shkurtimisht ligjvënësit.

Zonja Clinton ka thënë se veprimi i drejtorit të FBI ka qenë “i paprecedent” dhe “thellësisht turbullues”.

Senatorët Demokratë i kanë shkruar letre zotit Comey dhe Prokurores së Përgjithshme, Loretta Lynch, ku kërkojnë që, duke u nisur nga e Hëna,  të paraqiten më shumë detaje rreth hetimit.

Ata kanë argumentuar se rihapja e hetimeve vetëm dy javë para zgjedhjeve të 8 Nëntorit, është bërë me qëllime politike.

Por kandidati Republikan, Donald Trump ka vlerësuar vendimin e FBI.

Duke folur në mitingun e Phoenix, ditën e shtune, zoti Trump ka akuzuar departamentin e drejtësisë se ka mbrojtur kandidaten Demokrate në një “sistem të korruptuar”.

“Departamenti i Drejtësisë ka bërë përpjekjet më të forta për të mbrojtur aktivitetin kriminal të Hillary Clinton”, ka thënë Donald Trump.

Në letrën drejtuar Kongresit, zoti Comey tha se FBI ka mësuar mbi emaile të freskëta, të cilat mund të “kenë lidhje” me hetimin e mëparshëm ndaj zonjës Clinton të përdorura prej saj kur ishte sekretare e Departamentit të Shtetit në administratën e Obamës.

Drejtori i FBI, i cili e ka kryer këtë detyrë si nën presidencën Demokrate ashtu edhe Republikane, insiston se të bërit publik të hetimit, nuk mund të quhet “veprim çorientues”.

FBI Director James Comey said not making the new inquiry public would be

(Drejtori i FBI, james Comey thotë se ky nuk mund të quhet veprim çorientues)

Akoma nuk është e qartë se çfarë përmbajnë email-et dhe sa të rëndësishme janë ato.

Duke folur në Florida të Shtunën, zonja Clinton tha se “Është thjesht e çuditshme, është e paprecedent dhe është thellësisht turbulluese, sepse votuesit meritojnë të kenë fakte të plota.. Kështu që e ftojmë drejtorin Comey që të shpjegojë gjithçka dhe t’i shtrojë të gjitha mbi tryezë”.

Podesta, shef i fushatës së zonjës Clinton tha se informacioni i zbuluar nga zoti Comey është një “aluzion i gjatë” dhe “i shkurtër në fakte”.

Në sondazhet e fundit pas rihapjes së hetimit, ditën e Premte, ka rënë mjaft përkrahja ndaj Clinton në favor të Donald Trump.

Sipas studimit të kryer nga ABC News/Washington Post, del se zonja Clinton që, sipas tyre, ishte tetë pikë në avancë, tani ajo ka vetëm një pikë diferencë nga Trump, ose 46-45%.

Rreth një e treta e votuesve të mundshëm tani thonë se nuk mund ta mbështesin Hillary Clinton, pas zbulimeve nga drejtori i FBI, Comey.

/Veritas.com.al/