Pas asaj zhurme shumë të madhe që u shkaktua në shtet e në media mbi një ngacmim seksual të shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, Bajrakurti, ministri i Brendshëm Lleshaj që herët në mëngjes sot u ndodh në zonën ku ka ndodhur ‘ngjarja’. Ai deklaroi para gazetarëve se ‘po kërkohet, por nuk gjendet denoncuesi’.
Kjo tani për tani lë hijen e dyshimit se ‘skandali’ u sajua.
Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj që shkoi për një vizitë në Malësinë e Madhe pas publikimit të një video-skandali ku i përfshirë ishte shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti që ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare, nuk iu shmang dot pyetjeve të gazetarëve.
Për rastin në fjalë ai tha se problemi më i madh që duhet zgjidhur për momentin është të gjendet denoncuesi, pasi nuk dihet kush është personi që ka bërë denoncimin për policin.
I pyetur për policin e dyshuar si autor i krimit, ministri tha se ‘Ai është një i arrestuar nga polica e shtetit, i arrestuar që mbrëmë’.
Ndërsa i pyetur se: “Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes”, ministri Lleshaj tha:
“Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin që nuk gjendet Kjo është pyetja kryesori që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?
-Pse mbahet i arrestuar kur nuk gjendet denoncuesi?
Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që s’kemi ende është pyetja më e madhe që do ta sqarojmë shpejt.
Veritas.com.al/