Pronari i kompanisë “Omega Pharma”, Nadir Çausholli është në qelitë e burgut, që nga mbrëmja e së shtunës, kur u arrestua së bashku me 12 të tjerë. Të gjithë dyshohen si pjesë e një skeme të vjedhjes së parave nga Fondi i Rimbursimit të Ilaçeve. 2 milion euro të vjedhura me receta të falsifikuara, thote prokuroria. Pronar i një depoje farmaceutike, Nadir Çausholli ishte në qelitë e paraburgimit paraditen e së hënës, kur Ministria e Shëndetësisë e shpall fitues të një tenderi për ilaçet me vlerë 500 milion lekë.Veprimtaria e Omega Pharma me institucionet dhe shërbimet shtetërore është bllokuar që nga dita e arrestimit të pronarit dhe punonjësve të saj, në 31 tetor të 2015.
Por kjo nuk e pengoi ministrin, që 3 ditë pas arrrestimeve për vjedhjen e fondeve shtetërore, të shpallë fituese Omega Pharma. Tenderi ka të bëjë me blerje ilaçesh (sasi shtesë) deri në 31 dhjetor 2015. Ajo që e rëndon skandalin, është fakti që kompania është bllokuar nga prokuroria, si aktivitet për mashtrim me vjedhje të fondeve shtetërore dhe ky është një vendim public, një skandal që tronditi opinionin publik.