Skenari i një proteste gjithëpërfshirëse qytetare sapo ka nisur.

Sot në mëngjes  qindra të rinj nga gjimnazet e Tiranës i janë bashkuar protestës së opozitës. Këtë paradite, të rinjtë kanë mbërritur në grupe, në çadrën ku zhvillohej protesta, ndërsa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Unë votoj për herë të parë!” “Vota është fuqia ime”. Në disa gjimnaze të Tiranës, kanë qenë të shumtë që kanë braktisur mësimin këtë paradite për t’iu bashkuar protestuesve.

Ky është fillimi i një skenari gjithë përfshirës për protestën kund rqeverisë, kundër pasigurisë, kundër krimit dhe drogës që përfaqësohen nga qeveria- sipas deklaratës së opozitës në protestën popullore në Tiranë.

Gjimnazistët kanë qenë të parët; por pas tyre do të ngrihen në protestë kategori të tjera punonjësish, moshash dhe qytetarësh. Janë në radhë punëtorët, minatorët, naftëtarët, qytetarët e Durrësit, arkeologët, infermierët dhe të sëmurët që kanë mbetur pa ilaçe.

/Veritas.com.al/