(FOTO: Ministre e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon)/
Me një Brexit të pashmangshëm, Ministre e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka bërë të ditur planin saj për një referendum të dytë pavarësie të Skocisë, dikur nga fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019, sipas BBC.
Skocia votoi 62% me 38% verën e kaluar për të qëndruar në Bashkimin Europian.
Si e arsyeton planin ajo? “Në prag të zbatimit të Artikullit 50, që nuk është për vetëm Mbretërinë e Bashkuar këtu, por edhe më gjerë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka lëvizur as edhe një inch në kërkim të kompromisit dhe marrëveshjes”- tha zonja Sturgeon.
/Veritas.com.al/