Më datë 9 prill do të mblidhet Kongresi i Partisë Socialiste.
Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve.
Mësohet se punimet do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ndërsa më pas fjalën do e marrë dhe Ditmir Bushati.
Padyshim që në kongres nuk mund të mungonte edhe fjala e kreut të PS, njëherësh kryeministrit Edi Rama.
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
ASAMBLEJA KOMBËTARE
Projekt
V E N D I M
Nr. ____, datë 06.04.2022
PËR THIRRJEN E KONGRESIT TË PARTISË
Mbështetur në Statutin e Partisë:
Neni 31, “Kongresi i Partisë Socialiste”;
Neni 38, “ Kryesia e Partisë”;
Me propozim të Kryesisë së Partisë, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste,
I.Thirrjen e Kongresit të Partisë në datë 09.04.2022, ora 12.00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
II.Rendi i punës së Kongresit të Partisë :
A)Çelja e punimeve të Kongresit (12:00-13:00)
12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.
12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.
12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.
12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.
12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.
13:30 – Çelja e pjesës organizative.
13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.
13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.
Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.
14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT
SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.
III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.