Një sondazh i CNN i shpërndarë ditën e Hënë tregon një shumicë dërmuese të Amerikanëve që besojnë se ekonomia po shkon mirë gjatë presidencës së Donal Trump.

Shtatëdhjetenjë për qind e Amerikanëve tani besojnë se ekonomia është në gjendje të  mirë- sipas sondazhit. Vetëm 27 për qind e konsiderojnë ekonominë si të varfër.

CNN raporton se numri pozitiv është më i larti që nga Shkurti 2001 dhe më i miri gjatë presidencës së Trump.

Sondazhi tregon se 51 për qind e Amerikanëve i japin Trumpit vlerësim pozitiv mbi drejtimin e ekonomisë, ndërsa 42 për qind nuk e miratojnë.

Sondazhi i CNN është drejtuar nga SSRS, mes 14d he 17 Mars nga intervista me mostra të zakonshëm kombëtare të 1,003 të të rriturve, plus ose minus 3.8 për qind.

NË një intervistë ekskluzive me Breitbart News javën e kaluar, Presidenti Trump e citonte ekonominë si arritjen më të lartë të tij përgjatë presidencës së vet.

Veritas.com.al/