Sipas një sondazhi, per zgjedhjet evropiane,ne majin e ardhshem,partitë “populiste” duhet të fitojnë më shumë se 17% të vendeve të Asamblese të Strasburgut . “Euroskeptiket” do të shkojnë në sukses nga performancat e shkëlqyera elektorale të Lega dhe M5S në Itali

Partitë “populiste” duhet të arrijnë një rezultat të shkëlqyer  në zgjedhjet evropiane te majit te ardhshëm

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, anëtarët e Asamblesë se Strasburgut qe i përkasin formacioneve politike “euro skeptikë” duhet të rriten me mbi 70% në krahasim me konsultimet e vitit 2014. Suksesi i lëvizjeve “anti-establishment” do të përcaktohet në një masë të konsiderueshme nga përqindja e lartë e votave te arritur nga Lega dhe M5S në Itali.

Sondazhi I kryer nga agjencia Reuters thekson rritjen e mbështetjes se qytetarëve evropianë ndaj platformës politike “sovraniste”. Në të 27 shtetet anëtare të BE-së, partitë “populiste” do te gëzonin tanimë më shumë se 15% të votave. Sipas të dhënave të mbledhura nga analistët, Italia është i vetmi vend evropian ku formacionet politike “anti-establishment” kanë arritur të fitojnë besimin e 60% të qytetarëve. Lega dhe M5S, në fakt, do të mbështeten, përkatësisht, me 30% dhe 30.8% të popullsisë. Rritja e “sovranistëve” duhet të prodhoje efekte të rëndësishme në përbërjen e Parlamentit të ardhshëm Europian.

Gjetjet e agjencisë Reuters përshkruajnë një Asamblesë të Strasburgut të “revolucionarizuar” pas zgjedhjeve në majin e ardhshem Vendet që i ndahen forcave “euroskeptike” pritet të rriten me mbi 70% në krahasim me vitin 2014. Deputetët evropianë te grupit të Evropa e lirisë dhe demokracisë së drejtpërdrejtë (Efd²), ne te cilën bën pjesë M5S, duhet të shkojnë nga 45 në 59 ndërsa ata të regjistruar në grupin Evropa e Kombeve dhe Lirisë në të cilat Lega është anëtare, do të jene 63 e jo më 35. Në total, të dy formacionet do të shkojnë në 122 vende, që përfaqësojnë 17.3% të përfaqësimit total. Në vitin 2014, “populistët” përbënin vetëm 10.6% të Asamblesë. Si rezultat,ne zgjedhjet e ardhshme lëvizje te tilla duhet të sjellin një rezultat historik, favorizuar nga performanca e shkëlqyer zgjedhore e Lega-s dhe M5S në Itali. Analistët e Reuters argumentojnë se partitë aktualisht në qeveri në gadishull duhet të marrin, në rastin e zgjedhjeve evropiane në maj, rreth 30% të votave.

Partia Popullore Evropiane (PPE) dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe e Demokratëve  (S & D), grupet parlamentare “historike” duhet të kenë nje përfaqësimin te zvogëluar në Asamblenë e re të Strasburgut. Sipas sondazhisteve, PPE, ne te cilen është anëtare CDU e Angela Merkelit, duhet të kaloje nga 219 në 180 vende, ndërsa eurodeputetët socialistë, në mesin e të cilëve janë përfaqësuesit e PD ne Itali, do të ishin 154 dhe jo më 189. Agjencia Reuters ka parashikuar gjithashtu 19 vende për lëvizjen politike La République En Marche, kryesuar nga presidenti francez Macron. La France Insoumise , një formacion i ekstremit të majtë i themeluar nga Jean-Luc Mélenchon, nga ana tjetër, duhet të marrë 8.

Suksesi i “bllokut sovranist” është qëllimi në të cilin synon Lëvizja, fondacioni anti-Soros, qe është gati të ngrihet nga Steve Bannon, ideolog i te djathtës amerikane . Strategjia zgjedhore e ish-bashkëpunëtorit të Trump do të realizohet në koordinimin dhe financimin e fushatave propagandistike të lëvizjeve evropiane “antisistem”.

Veritas.com.al/