Nga: ALANA MASTRANGELO

Një sondazh i kohëve të fundit nga HuffPost-YouGov tregon se 43 për qind e amerikanëve miratojnë vendimin e Presidentit Donald Trump për të urdhëruar sulmin ajror që vrau Komandantin e Forcës Quds,Korpusit te Gardes Revolucionare Islamike (IRGC) Qasem Soleimani.

Një sondazh tjetër nga Morning Consult zbuloi se 47 për qind e amerikanëve e aprovojnë vendimin.

Një sondazh i Huffpost-YouGov duke pyetur të anketuarit nëse ata “miratojnë ose nuk e miratojnë vendimin për të urdhëruar sulmin ajror që vrau komandantin ushtarak Iranian Qassem Soleimani” zbuloi se 43 për qind e të anketuarve u përgjigjën se ata e aprovojnë, me 30 për qind qe e aprovojnë “fuqimisht” dhe 13 për qind qe e aprovojnë ” disi ”vendimin për lëshimin e sulmit ajror.

Midis atyre që miratuan vendimin e Presidentit Trump,14 për qind janë renditur si Demokratë të regjistruar, me 9 për qind të atyre Demokratëve që kanë votuar për Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Midis atyre që nuk e aprovuan, 12 përqind e të anketuarve shprehen se ata nuk e pranojnë “disi” sulmin ajror.

Një sondazh tjetër nga Morning Consult pyeti të anketuarit, “Siç mund ta dini, Presidenti Trump kohët e fundit autorizoi një sulm ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit që vrau gjeneralin më të lartë të Iranit Qasem Soleimanin. Bazuar në atë që dini, a e aprovoni apo nuk e aprovoni sulmin ajror? ”

Sondazhi zbuloi se 47 për qind e amerikanëve u përgjigjën se miratojnë sulmin ajror të Presidentit Trump ndaj gjeneralit Soleimani.

Midis atyre që u përgjigjën se e miratojnë vendimin e Trump për lëshimin e sulmit ajror, 29 për qind thanë se ata “fuqimisht” e aprovojnë, ndërsa 18 për qind u përgjigjën se e aprovojnë “disi”.

Sondazhi nga HuffPost-YouGov gjithashtu pyeti të anketuarit, “Sa të rëndësishme do të jenë çështjet që lidhen me politikën e jashtme në votimin tuaj për president këtë vit?”

Midis atyre që u përgjigjën, 70 për qind thanë se çështjet që lidhen me politikën e jashtme do të jenë “të rëndësishme” kur të shqyrtojmë se për cilin kandidat presidencial do të votojmë në vitin 2020, me 42 për qind qe u përgjigjën se politika e jashtme është “shumë” e rëndësishme, ndërsa 28 përqind u përgjigjen se ajo është “disi” e rëndësishme.

Sondazhi HuffPost-YouGov u mor midis 3 dhe 5 janar të vitit 2020 dhe është i përbërë nga 1.000 të anketuar qytetarë amerikanë. Metoda e tij e marrjes së kampioneve përfshinte të anketuarit e zgjedhur nga paneli Internet opt-in i YouGov duke përdorur përputhjen e kampionit, sipas HuffPost.

Sondazhi i Morning Consult u krye midis 4 dhe 5 Janar 2020, midis një kampioni kombëtar prej 1.995 votuesve të regjistruar.

Veritas.com.al/