Fondacioni Shoqëria e Hapur ka vendosur të apelojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundër ligjit “anti-Soros” të Hungarisë se Orban
Nga: Claudio Cartaldo/
Soros kundër Orban. Orban kundër Soros. Që kur lideri hungarez është bërë kryeministri i Vendit magiar, ka vene ne fushe betejën kundër strategjisë së emigracionit të manjatit dhe financierit.
Dhe tani Fondacioni Shoqëria e Hapur ka vendosur të apelojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për ti vënë shkopinj në rrota strategjisë se udhëheqësit të fortë hungarez.
Fondacioni kritikon ligjin e miratuar nga Budapesti, në të cilin ndalohen organizatat e çdo lloji të ofrojnë ndihmë për azilkërkuesit, me një dënim deri në një vit burgim të parashikuar për cilindo qe “lehtëson emigracionin e paligjshëm” ose ndihmon organizatat joqeveritare që ofrojnë ndihmë për emigrantët. Jo vetëm. Orban gjithashtu ka parashikuar një taksë prej 25% për donacionet e marra nga ato OJQ që, sipas qeverisë, favorizojnë emigracionin e paligjshëm.
Së fundi, i ashtuquajturi “ligji anti-Soros”, i votuar në qershor, gjithashtu paraqiti masa kufizuese për dhënien e së drejtës për azil.
Janë kohë të vështira për Orban. Në Milano gjeti një mikpritje të ngrohtë nga Matteo Salvini, me të cilin ndan luftën kundër emigracionit. Është gjithashtu e mundshme që të dy të ndajnë rrugën që çon në zgjedhjet e ardhshme evropiane në 2019, ndoshta me lindjen e një Lëvizjeje sovraniste nën bekimin e Steve Bannon. Por Brukseli disa javë më parë miratoi rezolutën e deputetit te te Gjelberve, Judith Sargentin, duke akuzuar Hungarinë për shkeljen e parimeve të demokracisë.
Dënimi evropian nuk ka ndikuar në vendosmërinë e hungarezit: “Ju e keni krijuar një ide për këtë marrëdhënie dhe ndërhyrja ime nuk do të beje te ndryshoni opinion, por kam ardhur gjithsesi”, tha ai para eurodeputetëve në Strasburg. Nuk do të dënoni një qeveri, por Hungarinë, qe ka qenë një anëtar i familjes evropiane prej njëmijë vjetësh. Jam këtu për të mbrojtur Atdheun tim. Hungaria – vazhdoi ai – do të dënohet për shkak se ka vendosur që nuk do të jetë atdhe i emigracionit. Por ne nuk pranojmë kërcënimet dhe shantazhet e forcave pro-emigracionit: do të mbrojmë kufijtë tanë, do të ndalojmë emigracionin e paligjshëm edhe kundër jush, nëse është e nevojshme “.
Veritas.com.al/