Soros megjithatë ka thënë se brenda shoqërisë civile të kombit lindor, po maturohet gjithnjë e më shumë një “instinkt rebelimi” mbi ndërhyrjen e Partisë Komuniste

Nga: Gerry Freda/

George Soros,duke qene prezent në forumin e Davos-it në keto dite, ka lëshuar një sulm të ashpër verbal ne adrese te qeverisë kineze.

Gjatë takimit ekonomik zviceran, miliarderi amerikan me origjinë hungareze tetëdhjetë e tetë vjeçar vuri në dukje politikat e zhvilluara nga Presidenti Xi Jinping si “një kërcënim i paprecedent për botën e lirë”. Manjati në fakt ka deklaruar se gjiganti aziatik ishte “regjimi më shqetësues autoritar mbi faqen e dheut “, më i rrezikshëm edhe se sa “Rusia e Putinit”. Një “rrezik ekstrem” i tille i ekzekutivit kinez përcaktohej nga zotërimi nga ana e kësaj te fundit e një force të madhe ekonomike dhe e një “prirje e fortë për të përdorur teknologji të reja” .

Pikërisht e tilla prirje do të kontribuonte për të nxjerrë në pah “në mënyrë ekstreme” tiparet “tiranike” të qeverisë së Vendit lindor. Falë një përdorimi masiv të “inteligjencës artificiale”, Xi Jinping do të transformonte në fakt kombin aziatik, sipas Soros, në një “shoqëri të kontrolluar kapilarisht nga sytë elektronikë të autoriteteve”.

Ndërhyrja e miliarderit në forumin e Davos-it vazhdoi kështu me kritika të ashpra ndaj projektit, të promovuar nga Pekini, të “Rruga e Re e Mëndafshit”, të damkosur nga tetëdhjetetetë vjecari  si e “drejtuar ekskluzivisht për të promovuar interesat e Kinës në dëm të atyre të kombeve të tjera “. Ai pastaj e ka përcaktuar ndikimin ekonomik në rritje të ish “Perandorisë Qiellore” në Afrikë, si te bazuar mbi “korrupsionin sistematik të zyrtarëve lokalë” dhe mbi një “bastisje të vërtetë të burimeve të këtij kontinenti”.

Soros gjithashtu i kërkoi administratës Trump të ndjekë “tolerancë zero ” ndaj vendit lindor. Tajkuni, në vend që “të aventuronte në luftëra doganore me të gjithë botën”, duhej në fakt, sipas magnatit, “të përqëndrohej në mënyrën se si ti kundërvihej kërcënimit te paraqitur nga Pekini”. Në veçanti,banori i Shtëpisë së Bardhë duhej ne fund, të mbroje shoqërinë amerikane nga “infiltrimi i dëmshëm kinez”, duke lëshuar ndalime të rrepta për hyrjen në SHBA të “produkteve teknologjike” të kombit aziatik. Sipas themeluesit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, këta të fundit, veçanërisht pajisjet Huawei dhe Zte,ishin programuar për të kryer një “spiunazh sistematik” të qytetarëve amerikanë.

Soros përfundoi fjalimin e tij në Davos duke i drejtuar një “inkurajim të fortë “popullit kinez, të cilin ai e quajti si “ende jo plotësisht i rrafshuar mbi linjën e ekzekutivit”. Sipas tetëdhjetë e tetëvjeçarit, brenda shoqërisë civile të kombit lindor, një “instinkt rebelimi” gjithnjë e më shumë po rritet ndaj ndërhyrjes se Partisë Komuniste dhe zhvillimi i kësaj ndjenje do të bënte te “shpresohet” për një “demokratizim jo shumë të largët” të gjigantit aziatik.

Për momentin, autoritetet e ish “Perandorisë Qiellore” nuk kanë lëshuar komente zyrtare mbi “fjalët e zjarrta” drejtuar ndaj tyre nga themeluesi i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Veritas.com.al/