Koment/ Shqipëria tashmë ka 10 vjet që është anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sot pritet të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të ndryshme, që janë pjesë e kësaj organizate.
Por si në një paradoks, në një komb të etur për perëndim dhe euroatlantizëm, tani është kthyer gishti i dyshimit ndaj NATO-s për shkak të influencave ruse në politikën e vendit. Një pjesë e politikës i ka treguar derën Perëndimit (SHBA dhe Europë) dhe ka hyrë në suaza lindore ruse duke marrë edhe financime.
Sot në Tiranë do të zhvillohen disa aktivitete përkujtimore mbi pranimin në NATO të cilat vlejnë edhe për të dëshmuar se pavarësisht influencave ‘kundër’ vendi ynë mbetet anëtar në NATO
Në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.
Aty janë ftuar të marrin pjesë: ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO, etj.
Veritas.com.al/