Presidenti Donald Trump do të njohë Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit, sipas një zyrtari të lartë në administratën e tij.

Ai është gati të deklarojë vendimin e kundërshtushëm në një fjalim, sot, Mërkurën.

Zoti Trump gjithashtu pritet ta lëvizë ambasadën e Shteteve të Bashkuara nga Tel Aviv në Jerusalem, por jo për disa vjet.

Izraeli e ka mirëpritur ndryshimin, por liderët arabë kanë bërë paralajmërime kundër, dhe Hamas, i cili kontrollon Gazan, po bën thirrje për protesta.

Liderët arabë kanë bërë poaralajmërime kundër lëvizjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për në Jerusalem, duke e quajtur “një provokim flagrant ndaj Myslimanëve”.

Izraeli ka respektuar Jerusalemin si qytet kryeqytet, ndësa Palestinezët e quajnë Jeruzalemin lindor si kryeaytet të shtetit të ardhshëm Palestinez.

Në njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, Shtetet e Bashkuara bëhet shteti i parë që e bën këtë gjë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.

Veritas.com.al/