Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot, e mërkurë, rreth mesditës për të miratuar ndarjen e fondit publik për 18 subjektet zgjedhore qe do konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Sipas aktit, sasia e fondeve publike që do t’u shpërndahet si paradhënie këtyre subjekteve për fushatën zgjedhore është 65 milionë lekë. Nga ky fond, PS dhe PD do të përfitojnë pjesën dërrmuese.  Partia Socialiste, e renditur e para në zgjedhjet e 2013-s për numrin e votave, do të sigurojë 28.044.942 lekë, ndërsa Partia Demokratike, e renditur e dyta do të marrë 20.771.018 lekë.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 7.094.507 lekë, ndërsa Partia Republikane 2.050.791 lekë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 1.767.317 leke, Fryma e Re Demokratike 1.152.214 leke, Partia Demokracia Sociale, 467,450, Partia Socialdemokrate 401,761 leke, Partia Kristian Demokrate 325.000 leke, etj.

Veritas.com.al/