Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar se sot Kuvendi i Republikës do të miratojë paketën ligjore me qëllim forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ai u ndal edhe tek çështja e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA , ndërsa e cilëson si një skandal të rëndë që kërkon me patjetër një legjislacion të fortë për ta hetuar.

Dje, në deklaratën për media, Balla tha se “Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulzimBasha në skemë transaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë& oligarkësh rusë është një skandal i rëndë, që kërkon legjislacion të fortë”- shkruan Balla në “Tëitter”.

Veritas.com.al/