Sot do të mblidhet Kuvendi Gjatë senancës do të shqyrtohen disa projektligje, si dhe do të raportojnë 4 institucione shtetërore për veprimtarinë vjetore të 2020.
Në rendin e ditës ndodhet dhe një dekret i Metës për kthim ligji për sektorin minerar. Si fillim do të jenë KLSH, ILD, AMA dhe KQZ, drejtuesit e të cilëve do të prezantojnë para deputetëve raportin vjetor dhe do u përgjigjen pyetjeve të ligjvënësve.
Këto janë seancat e fundit të parlamentit aktual, drisa në shtator të mblidhet kuvendi i ri me deputetët e zgjedhur më 25 prill.
RENDI I DITËS KUVENDI
Seancë plenare PUBLIKE
E enjte, 24 qershor 2021, ora 10.00
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 30, datë 22.6.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si
më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 09.06.2021 dhe 14.06.2021
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Raport i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2020. (Neni 164, pika 2 Kushtetutë,
neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103
i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH – jo më shumë se 10 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
4. Raport i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për vitin
2020. (Neni 39 i ligjit nr. 9049/2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare
të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar””, neni 103 i Rregullores, shumicë e
thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Inspektori i Përgjithshëm – jo më shumë se 10 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
5. Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2020. (Neni 14 i ligjit nr.
97/2003 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, neni 103 i Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga kryetari AMA – jo më shumë se 10 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Pyetje
2
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
6. Raport i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020. (Neni 21 i ligjit nr.
10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e
thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve – jo më shumë se 10 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
7. Projektligj “Për të huajt”. (Nismë KM, nismë deputet) (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
8. Projektligj “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-
77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” të
ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash
për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
10. Projektligj “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet
55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
3
11. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në
afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e cilësuar/absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
12. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin
“Transport i qëndrueshëm në Tiranë (DKTI)”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e cilësuar/absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
13. Dekret i Presidentit të Republikës, nr. 13103, datë 11.06.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 65/2021 “Për disa
ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti
humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)