Nga L. Skiroi/

Duket sikur gjithçka ka ngrirë sot në jetën e vendit e të njerëzve; njerëzit bëjnë çfarë munden për të jetuar, ndërsa qeveria merret me veten. Koalicioni qeveritar po bën spektaklin  radhës.

Që në mëngjes, pas një të diele (edhe pse e dielë)  tensionesh politike mes aleatëve qeverisës, kryeministri kas trokitur në zyrat e Kryetarit të Kuvendit. Të dy janë krerët e koalicionit, që tashmë është tronditur pas deklaratave të dy ministrave dhe dy deputetëve të LSI se Partia Socialiste “po bashkëpunon me krimin”.

Sipas reporterëve të pranishëm pranë zyrave të Kryetarit të Kuvendit, takimi i mëngjesit të sotëm ka zgjatur rreth 45 minuta. Por nuk dihet asgjë çfarë është biseduar. Tema e paragjykuar e bisedimeve ka qenë thjesht marrëdhënia në koalicion.

Por veçuar prej temës së përgjithshme, në bisedime ka qenë edhe kërkesa e kryeministrit për largimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani (LSI). Kryeministri, që dje ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrit Manjani për shkak se ai ka deklaruar herë pas here se akuza kundër ministrit të Brendshëm- njëri nga më favoritët e kryeministrit Rama.

Çfarë e bën edhe më enigmatik takimin e  mëngjesit mes Ramës dhe Metës është fakti se në atë moment janë paraqitur në zyrat e Metës edhe duy ministra të tij: Gjosha e Integrimit Europian dhe Dervishi i Transportit. Aq shpejt kanë ardhur në zyrën e Metës ministrat e  tij, saqë janë shkëmbyer nëpër shkallë me kryeministrin që sapo dilte nga zyra.

Të shikojmë më vonë. Por do të shikojmë vetëm telenovelën e marrëdhënieve në koalicion; lajme për punë ose për prosperitetin e ditës nuk kemi pse presim.

/Veritas.com.a/