( Presidenti Trump e ka quajtur hetimin një ‘gjueti shtrigash’)/

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara është e vendosur  të votojë se si do të procedohet për impeachment-in e Presidentit Donald Trump.

Rezolucioni është se si do të votohet mbi vendimet në një fazë sa më publike mbi procesin dhe jo një votim nëse duhet apo jo një impeach ndaj presidentit.

Ky do të jetë edhe testi i parë zyrtar i mbështetjes për hetimet në Dhomën e kontrolluar nga Demokratët.

Presidenti Trump është akuzuar se ka provuar të ushtrojë presion  mbi Ukrainën ndaj një hetimi për korrupsion ndaj rivalit politik, Joe Biden, dhe djalit të tij të cilët punonin në një kompani gazi në Burisma të Ukrainës.

Zoti Trump ka mohuar se ka bërë ndonjë gabim dhe e ka quajtur hetimin për impeachment si një “gjueti shtrigash”.

Republikanët kanë kritikuar Demokratët për dëgjesa të mbyllura rreth kësaj pike, në të cilën ligjvënësit Republikan gjithashtu kanë marrë pjesë. Por Demokratët insistojnë se kishin nevojë të mblidhnin prova në publik për hetimin, dhe mohojnë deklaratat se kanë qenë sekretivë.

Debati pritet të nisë në ora 09:00 (13:00 GMT). Democratët që kanë 234vende nga 435 vende gjithsej, kanë nevojë për një maxhorancë të thjeshtë për të aprovuar rezolucionin.

Veritas.com.al/