Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka depozituar 11 kërkesat e para për konfiskim pasurie të personave të botës së krimit.

Mes kërkesave për konfiskim pasurie është BMW-ja e blinduar e Lul Berishës dhe resorti “Golden”  i Hajrave. Po kështu SPAK kërkon të konfiskojë edhe  pasuri të bashkëpunëtorëve të Hajrave në Shkoder.

Pasi çështje kalon në GJKKO subjektet që janë në hetim kanë minimalisht 6 muaj afat për të sjellë prova, fatura, fakte ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë.

Nëse pasuritë nuk justifikohen nga pronarët ato sekuestrohen nga shteti.