Prokuroria e Durrësit ka firmosur 7 masa sigurie ndërsa mësohet se 4 prej tyre jane masat e sigurisë “Arrest me burg”. Mes te hetuarve janë edhe adminsitratorë të firmave private. Firmat kishin ngritur një skemë abuzive me TVSH.
Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas një hetimi 1 vjeccar për një skemë mashtrimi me TVSH-në. Fax News ka mësuar se me kërkesë të prokurorisë janë firmosur 7 masa sigurie, 4 prej të cilave janë ‘arrest me burg’.
Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.
Sipas informacionenve te sigururara mësohet se kemi të bëjnë me rreth 6 milion euro detyrime të papaguara. Administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.