16 persona janë vënë në pranga mbrëmë natën, nga Policia e Shtetit, pas urdhrit të lëshuar nga SPAK.

Burime bëjmë me dije se arrestimet e kryera  kanë lidhje me kalimet klandestine nga Shqipëria drejt vendeve të BE.

Dy prej të ndaluarve janë efektivë të policisë, ndërsa më herët si pjesë e këtij grupi është proceduar edhe një punonjës i “Check-in” në aeroportin e Rinasit, ndërsa kanë nisur verifikimet edhe për disa punonjës të tjerë.

Të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një grupi të struktural kriminal që dërgonin klandestinë nga vendi ynë në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë, me viza e dokumente false kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.

Të paktën 10 persona të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë, ndërkohë që hetimi është kryer në bashkëpunim me homologë amerikan, pasi të arrestuarit përdornin dokumente fals.

VERITAS.COM.AL